Haziri: Deputetët e LAA’së që e votojnë PAN’in rrezikojnë jetën e tyre politike


14/07/2017

“PDK dhe kryetari i saj nuk e ka asnjë mbështetje politike të LDK’së dhe asnjë mbështetje tjetër. Ajo parti e ka rrënu çdo lloj ure të bashkëpunimit që e kemi pasur”, është shprehur Haziri për KTV’në.

Ai ka folur edhe për deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa që mund ta votojnë qeverinë Haradinaj, të cilës i duhen edhe dy deputetë për të arritur shumicën parlamentare.

Deputetët e LDK’së që dalin nga kornizat e vendimeve që ka marrë partia, duke e votuar formimin e Qeverisë nga PAN, sipas Hazirit, do të rrezikojnë jetën e tyre politike.

“Nuk besojë qe ka aventurierë politikë të cilët mund të bartin një përgjegjësi të tillë sepse mund të përkthehen në palaço politikë edhe mund të nënshkruajnë mbylljen e jetës politike në Kosovë  përfundimisht ata që mendojnë të dalin jashtë kësaj kornize, që fundja, qytetarët e Kosovës e kanë vendos”, ka thënë Haziri. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart