Haxhiu: Komisioni shpërfilli propozim-amendamentet e Vetëvendosjes


07/10/2016

“Pas votimit të parë të projektligjit për Trepçën, grupi ynë parlamentar, procedoi menjëherë 7 amendamente me qëllim që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike dhe se çdo vendim për të, të merret nga Kuvendi dhe jo Qeveria. Deri më tani 5 nga amendamentet tona janë votuar kundër nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, dhe nga deputetët e opozitës nga radhët e AAK e Nismës!”, ka thënë Haxhiu.

“Kanë mbetur vetëm edhe dy të tjera, të cilat po ashtu do të kundërshtohen. Por, natyrisht ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë edhe në seancën parlamentare e cila do të mbahet pas pak”.

Ajo ka thënë se “Trepça mund dhe duhet të sovranizohet dhe ky është qëllimi ynë”!

“Është e pafalshme se çfarë po tentojnë të bëjnë kjo Qeveri dhe këta deputetë me Trepçën!”, ka shtuar ajo.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart