Haradinaj: Prej medieve mësova për deportimin e gylenistëve


30/03/2018

“Prej mediave dhe palëve të treta kam msu që ka ndodhë deportimi”, ka thënë kryeministri nga foltorja e Kuvendit, duke sqaruar se çka ka mundur të ndodhë dje. 

Ai më pas tregoi se përse shkarkoi shefin e AKI-së dhe ministrin e Brendshëm, pas dëbimit të përkrahësve të Gylenit, shkruan Gazeta Express. 

“Në pamje të parë ky depërtim nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje tjera. Është një gabim i madh se ky veprim i tillë, është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit. Në bazë të kompetencave shefi i AKI-së informon kryeministrin apo presidentin e vendit”, tha ai. 

“Unë kam shku menjëherë në konsultim te Presidenti i vendit, dhe kryetari i Kuvendit. Dhe pas këtyre konsultimeve, nga përgjegjësia që kam jam detyru me vepru. Kam kërku lirimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme dhe shefit të AKI-së”, sqaroi kryeministri Haradinaj. /GazetaExpress/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart