Haradinaj: Kam biseduar me LAA’në dhe Vetëvendosjen (Video)


10/07/2017

“Kam pasur takime me LAA’në në këtë rast unë po e quaj me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe partnerët, kam pasur kontakte dhe komunikim edhe me Vetëvendosjen, pra me deputetë të zgjedhur, me njerëz të tyre dhe njëkohëssht kam pasur takime e konsulta me komunitetet në këtë rast serbët e Kosovës, ata në Listën Serbe dhe njëkohësisht edhe komunitetet jo serbe”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Por a janë komunitetet jo shumicë të gatshme për t’i dhënë votën qeverisë së koalicionit PAN?

“Po, po. E kanë një qëndrim parimor që partisë shqiptare që fiton ia japin votën por kanë kërkesat e tyre. Nesër i kam takimet finalizuese kur edhe do të konfirmohet marrëveshja me ta”, tha Haradinaj.


R.Haradinaj by GazetaExpresscom

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart