
21/10/2016
Avokatit i është sqaruar se leja për prezencë ishte marrë qysh në hyrje të Gjykatës, që nënkuptonte se Gjykata ishte e vetëdijshme për praninë e fotoreporterëve dhe të kameramanëve.
Fotografimet, incizimet e mediave nuk i kanë penguar trupit gjykues deri në momentin kur avokati i Mekajt dhe i të akuzuarve të tjerë kanë kërkuar që të mos lejohen të publikohen.
Ata, po ashtu, me një kërkesë të veçantë i kanë kërkuar Gjykatës që të mbyllin tërë procesin gjyqësor. Këtë e kanë bërë duke u bazuar në nenin 293 të Kodit të Procedurës Penale, i cili, ndër të tjera, parasheh “mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë”.