Gëzim Kelmendi detyrohet të distancohet nga fjalët e dostit të tij për Hilmi Haradinajn


17/06/2018

Bytyçi, imam në Fortesë të Rahovecit, kishte bërë thirrje të mos shkojnë hoxhallarët në varrimin e Hilmi Haradinajt. 

Më pas, ai kishte fshirë të njëjtën thirrje nga llogaria e tij, në rrjetin social Facebook. 

Partia Fjala, e udhëhequr nga Kelmendi, ka lëshuar një deklaratë, nëpërmjet të cilës ka thënë se distancohet nga deklarata e Bytyçit.

“Ne FJALA distancohemi nga deklarata e Bedri Bytyçit lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ne cilësojmë se një deklatatë e tillë ka qenë e ngushtme dhe jo e duhur. Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik”, ka thënë partia Fjala.

“Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkelzen e Luan Haradinaj”, thuhet në deklaratë.

“Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Kryeministrit Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve të Republikës Kosovës”, përfundon deklarata e Fjalës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart