Nga fotot e marrura në Facebook, Ferdije Zhushi shihet se udhëton shumë në gjithë botën dhe se pushimet dimërore dhe verore ajo asnjëherë nuk i kalon në ndonjë shtet të rajonit.
Siç shihet nga fotot e postuara në Facebook, e të cilat Zhushi i largoi pas plasjës së akuzave për korrupsion, ajo vitin e ri 2014 e priti në Dubai, i shoqëruar nga Ilir Morina, Drejtor i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe profesor në Universitetin Publik të Pejës.
Këtij universiteti i është akredituar programi i Menaxhimit të Mjedisit në Universitetin e Pejës. Ndërsa pushimet verore së bashku me familje ajo i ka kaluar në Spanjë.
Shikoni fotot e Ferdije Zhushit në Dubai të cilat gazeta i ka siguruar edhe pse ato janë tërhequr nga profili i saj në Facebook.
Shihet qartë se Znj Zhushi është ndjekësë e modës pasi ajo shpesh poston foto të dizajnërve më të mdhënj të modës, siç është Christian Loboutin.
Një palë këpuce Loboutin të cilat zonja Zhushi i poston kushtojnë hiç më pak se 2,500 euro apo afërsisht sa 35 pensione në Kosovë. Nuk dihet nëse zonja Zhushi posedon veshje të kësaj marke por shihet qartë se apetiti saj për veshje të shtrenjta është shumë i madh.



