Erdogan: Kjo është tradhti ndaj atdheut


16/07/2016

Presidenti turk e ka quajtur tradhti ndaj atdheut puçin ushtarak.

Erdogan ka thënë se veprimet e një grupi pakicë të ushtarakëve janë tradhti.

“Do ta paguajnë shtenjt”, tha Erdogan.

Ai ka shtuar se kjo përpjekje do ta pastrojë ushtrinë turke.

Erdogan ka thënë se ka qenë në Marmaris dhe jo në disa vende të tjera si është raportuar më parë. Madje, ai ka thënë se ky vend është bombarduar, pasi ushtarakët nuk e kanë llogaritur lëvizjen e tij drejt Stambollit.

Krejt në fund ai ju ka bërë thirrje ushtarakëve që mos t’ua drejtojnë armët njerëzve të tyre. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart