Ekskluzive: Rastet e krimeve të luftës nga Gjykata Themelore përfundojnë në Hagë


15/10/2018

Në një takim të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishin marrë pjesë i gjithë niveli i lartë i sundimit të ligjit.

Megjithatë, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.  Të dy këta udhëheqës institucionesh kishin një arsye të fortë pse munguan në këtë takim.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Kwai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shwendeman-it, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por, burime të Televizionit 7, tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip, sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë, është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë. Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

Burime të  Televizionit 7 bëjnë me dije se Kwai Hog Ip ka marrë me vete një mori lëndësh. Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës. Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kawi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hap zyre edhe në Beograd.

Ndërsa, ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm. 

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Jack Smith, që ka pasuar David Shwendimanin. /Televizioni7/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart