Edi Rama vizitë në Hong-Kong - Gazeta Express

Edi Rama vizitë në Hong-Kong

24/10/2015 14:10

Zyra për shtyp e Kryeministrisë bën të ditur se ditën e hënë Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me Kreun Ekzekutiv të Hong Kong-ut, Leung Chun-ying. Gjithashtu të hënën Kryeministri do të ketë një takim edhe me Komitetin e Energjisë së Kinës (‘China Energy Fund Committee’).

Ndërsa mësohet se ditën e martë, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik mes Shqipërisë dhe Hong Kongut (‘Hong-Kong and Albania Trade & Investment Forum’).