Gazeta ka mësuar se Beqiri është transferuar si zyrtar i administratës në Njësitin e Policisë Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rekomandimin për transferim të tij për gazetën e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastin dhe zyrtarin në fjalë i ka rekomanduar Policisë së Kosovës më 07.08.2017 masën administrative të transferit deri në përfundim të procedurës hetimore, dhe ky rekomandim është zbatuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.