Drejtori i ANP’së:  Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve - Gazeta Express

Drejtori i ANP’së:  Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

28/12/2015 12:27

“Siç janë ne dijeni te gjitha mediat dhe kosovaret pista e aeroportit është 2650 me e gjatë dhe i takon kategorisë ISL II. Sipas rregulloreve te ICAO-s nëse vizibiliteti është me pak se 300 metra aeroplanët nuk mund te aterojnë ne aeroportin tonë”, ka thënë ai.

“Mediat kanë përcjellë qasjen e zhvillimit te aeroportit ne lidhje me zgjatjen e pistës e cila është ne interes te dyanshëm dhe te gjitha autoritetet relevante aeronautike janë pajtuar qe kjo piste te zgjatet dhe te avancohet nga ana teknologjike me një zëvendësim te ri te pajisjeve teknologjike e cila do te lejonte aeroplanët te aterojnë deri ne 50m vizibilitet. (kategoria ISL III B)”, ka thënë  Kökturk.

Ai ka treguar se për shkak te lokacionit te aeroportit çdo vit ballafaqohen me problemin e vizibilitetit sidomos ne stinën e vjeshtës dhe dimrit.

“Ne jemi duke bërë me të mirën e mundshme për te ndihmuar udhëtarët tanë dhe ne te gjithë e dimë se kjo është shqetësuese për udhëtarët tanë sidomos ne stinën e dimrit”.

“Vetëm nëse behet një zhvillim ne piste përndryshe ne do te kemi probleme te tilla te vizibilitetit edhe ne vitet qe do te vijnë. Deri me tani Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e  tyre për ketë projekt por ne vetëm jemi duke pritur te themi ‘dritën e gjelbër’ nga ana e tyre për te filluar ketë zhvillim dhe deri me tani ne kemi bërë edhe studimet për këtë”, thotë drejtori Haldun Firat Kökturk.

“Ne si Aeroport jemi te sigurte se Qeveria e Kosovës do te ndërmarr masat e nevojshme si masa preventive sa me shpejt qe është e mundur ne mënyrë qe te evitoj humbje financiare edhe ne te ardhmen”. /Gazeta Express/