Detaje nga takimi historik në mes të Donald Trump dhe Kim Jong Un


12/06/2018

Donald Trump i ulur afër Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton dhe shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, dhe një përkthyesi, i tha udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jon Un-it, se beson që ‘takimi do të jetë i suksesshëm”, raporton CNN.

“Ne do të jemi të suksesshëm”, i tha Trump atij, duke qëndruar ulur ballë për ballë.

“Dhe unë pres që të punoj në të me ju, kjo do të bëhet”, është shprehur Trump në tavolinë me liderin e Koresë Veriore.

Kim gjithashtu ofroi vërejtje të vogla nëpërmjet një përkthyesi.

Këto bisedime kanë përfunduar dhe janë pasuar me një drekë pune mes dy liderëve.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart