Deputetët serbë: Nuk do ta votojmë Ligjin për "Trepçën"


06/10/2016

Simiq në deklaratën për agjencinë “Beta” ka vlerësuar se ky projektligj “në mënyrë perfide e ilegale përpiqet ta nacionalizojë kombinatin Trepça”.

“Kur është fjala për Trepçën, dëshirojmë që Prishtina të udhëhiqet me logjikën e konstruktivitetit dhe të refuzimit të çdo lloj tendencash e përpjekjesh të njëanshme për të ndryshuar të drejtat pronësore e strukturat organizative”, ka thënë Simiq.

Ai ka vlerësuar se këtë projektligj e sheh vetëm si problem politik. “Për këtë arsye do të ndërmarrim masa politike që ta përfshijmë bashkësinë ndërkombëtare, ta përfshijmë Beogradin e Prishtinën dhe kështu të nxisim dialog objektiv e konstruktiv, sepse të gjitha kapacitetet e Trepçës, edhe në veri e edhe në jug, janë resurset kryesore edhe për serbë e edhe për shqiptarë”, ka vlerësuar Simiq.

Sipas vlerësimit të tij, për këtë arsye “është krejtësisht e vrazhdë” që me një ligj që përmban “gabim të madh strategjik t’i japë legjitimitet Prishtinës të përvetësojë pasurinë e cila tashmë ka statusin e vet juridik”. Projektligji për “Trepçën” pritet të miratohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart