"Deputetët e VMRO-së dhe BDI-së mbrojnë krimin dhe kriminelët"


04/10/2016

Ai, siç raprton Portalb, shtoi se deputetët u bënë ndihmës të krimit të cilin po e ndjek PSP, ndërsa votimi alibi i BDI-së, edhe këtë parti e vendos në të njëjtën kategori.

“Për tejkalimin e krizës, nuk duhet që të iket nga përballja me drejtësinë. PSP është pjesë kyçe për dalje nga kriza politike. Se Parlamenti është jolegjitim, ne atë e konstatojmë që moti dhe ajo nuk është diçka e re. Kthimi ynë në Kuvend ishte që të tejkalohet kriza politike. Nëse do të kishte interes tek ata do të mundej të gjendej marrëveshje. Pakënaqësia e VMRO – DPMNE-së prej prokurorit special është se ata kanë çfarë të fshehin. ‘Mbajeni vjedhësin’, është sintagmë me të cilët prej vitesh funksionon VMRO–DPMNE-ja. Nëse janë të pastër dhe qëndrojnë në fjalën që e kanë dhënë, pse nuk votuan për këto propozim-ligje”, tha Shilegov.

Ai gjithashtu potencoi se BDI dhe VMRO–DPMNE-ja, merren vesh për gjithçka, përveç për listat zgjedhore, gjë që, sipas tij, është vetëm një blof politik./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart