​Deniz Baykal: Grushti i shtetit u orkestrua nga Erdogan


16/07/2016

Deniz Baykal, ka deklaruar duke ngritur një sërë pyetjesh se si është e mundur që një puc i mirëorganizuar të mund të dështonte në aq pak orë si asgjë të mos ishte? Ose më mirë, sikur të ishte fiks një blof?

Përmes një postimi në Twitter ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë ndaj presidentit Erdogan, përcjell Panorama.

Ai e akuzon të parin e shtetit turk se ishte ai regjisori i asaj që ndodhi mbrëmë, me qëllim që të realizonte reformën kushtetuese për të rritur kompetencën e tij dhe për të pasur fuqi ekzekutive.

Sipas tij, tentativa për grusht shteti ishte pikërisht mjeti me të cilin presidenti do të zgjerojë kompetencat e tij.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart