Demarkacioni i sjell në tavolinë deputetët e pozitës dhe opozitës, ambasadorët vëzhgojnë


13/07/2016

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së, në një prononcim për Express ka konfirmuar se një tryezë e përbashkët e organizuar nga Ballkan Research Policy Group dhe D4D ka bërë bashkë pozitën e opozitës për çështjen e demarkacionit.

“Po sot është mbajtur një takim si dy herrave të tjera. Tema ka qenë kryesisht demarkacioni”, ka thënë Gjini për Express.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur diçka speciale në këtë takim dhe se janë përsëritur edhe njëherë qëndrimet e AAK’së.

“Ambasadorët nuk kanë qenë ndërmjetësues, por vetëm vëzhgues”, tha Gjini.

Sipas tij, takimi i mbajtur sot në “Emerald” ka qenë i treti i organizuar nga BRPG dhe D4D./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart