Bulliqi: I sfidoj Qeverinë e Malit të Zi dhe të Kosovës (Video)


13/07/2016

“Dikush nga oponentët që janë marrë me këtë problematikë, ka të drejtë, dikush i ka këto fakte”, ka thënë ai.

“Mustafa duhet ta dijë se në politikë duhet të mbështetësh në fakte shkencore”, ka thënë Bulliqi, deputet i LDK-së, i ftuar në emisionin ‘Rrokum Roll’ në televizionin Rrokum.

Bulliqi ka thënë në vazhdim se “në vitin 1945 në Jugosllavinë e atëhershme është bërë një ndarje e kufijve mes njësive republikane të asaj kohe dhe është udhëhequr nga një njohës i mirë, Milovan Gjilas”.

Ai vazhdon duke thënë se krejt aktet tjera më vonë janë mbështetur në këtë Delimitacion të vitit 1945.

“Këtë e tregon edhe vet Kushtetua e Malit të Zi, e cila e definon qartë se cili është territori i Malit te Zi”, ka sqaruar Bulliqi.

Derisa ai ka thënë se Kushtetua e Republikës së Kosovës nuk e definon kufirin e saktë.

“Kufiri i Kosovës me kufirin e Malit të Zi ka qenë kufi republikan në mes të Serbisë dhe Malit të Zi”, thotë ai.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart