Bulliqi i përgjigjet Halitit rreth debatit për demarkacion


12/07/2016

Ai duke komentuar deklaratën e nënkryetari Xhavit Haliti se kjo kërkesë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se për këtë veprim është konsultuar edhe me deputet tjerë.

“Unë e kam bërë publike këtë kërkesën dhe e kam formuar konform kërkesë së kryetarit të Kuvendnit të Kosovës. Zyrtarisht kërkesën ia kam dërguar kryetarit të Kuvendit, Kryesisë së Kuvendit dhe u mbetet atyre që të procedojnë më tutje”, ka thënë Bulliqi për lajmi.net.

Bulliqi i cili ka qenë njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të versionit aktual të marrëveshjes me Malin e Zi, ditë më parë nga Veseli ka kërkuar që të mbajë një tryezë ku do të diskutohej për demarkacionin nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi, Komisioni Shtetëror dhe ekspertë.

Ai madje për këtë ka mbledhur mbi 20 nënshkrime nga deputetët ku më pas kërkesën e ka dërguar të kryetari i dhe kryesia e Kuvendit.

Por, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë të martën se kërkesa e Bulliqit është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Rregullorja e Kuvendit nuk parasheh diskutim në formë të tillë, por parasheh formim të komisionit hetimor me 40 nënshkrime. Nënshkrime, ose komisionet munda ta ftojnë kënd të duan. Proceduralisht [propozimi i Bulliqit] është në kundërshtim me rregulloren,” është shprehur  Haliti.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart