BIK mohon, deklarata ku bëhet thirrje për xhihad nuk është e Myftiut - Gazeta Express

BIK mohon, deklarata ku bëhet thirrje për xhihad nuk është e Myftiut

16/11/2015 13:55

BIK përmes zëdhënësit, Ahmet Sadria, ka mohuar për Gazetën Express se deklarata ku arsyetohet dhe bëhet thirrje për xhihad ndaj jobesimtarëve të jetë lëshuar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Sadria e ka cilësuar si shpifje, tendencë dhe nxitje për ta prishur imazhin e BIK dhe myftiut Tërnava një deklaratë të tillë të publikuar fillimisht në disa media shqipe në Maqedoni e cila erdhi pak ditë pas sulmit terrorist në kryeqytetin francez, Paris. 

Në deklaratën në fjalë Tërnava citohej të ketë thënë: “Kur i kthehemi sjelljes se profetit, burimeve teologjike dhe shkrimet historike (Kur’an, Hadith, Sira, dhe Tefsirit), ne gjejmë se ka tre faza në thirrjen për xhihad, në varësi të rrethanave të muslimanëve në një shoqëri.

ETAPA E PARE -Kur muslimanët janë të paktë në numër dhe nuk mund të fitojë ne një konfrontim fizik me jobesimtarët, ata janë të obliguar te jetojnë në paqe me jomuslimanët dhe te predikojnë një mesazh tolerance. Ne e shohim një shembull të kësaj faze, kur Muhamedi a.s dhe ndjekësit e tij ishin pakicë të persekutuar në Mekë. Kur muslimanët ishin krejtësisht të paktë në numër, shpalljet e Muhamedi qe mori gjatë kësaj Etape ishin p.sh.Ajetin 256 te sures Suretu El Bekare ose kaptina e dyte “Në fe nuk ka dhune” ne keto kushte bëri thirrje për tolerancë fetare dhe shpalli një dënim për jobesimtarët në boten tjeter (në vend te një dënim në këte bote).

ETAPA E DYTE- Kur janë në gjendje myslimanët dhe burimet e tyre të mbrojn mjaftueshme komunitetin islamik , myslimanët janë të thirrur të angazhohen në xhihad mbrojtës. Kështu, kur Muhammedi kishte formuar aleanca me grupe të ndryshme jashtë Mekës dhe me komunitetin musliman atëhere zoti ua lejoj muslimanve te luftojn , Muhamedi mori shpalljet sic jane ajetet 39-40 te Sures Suretu El Haxhxh

Ajeti 39 Atyre qe po sulmohen me lufte, u eshte dhen leje te luftojn,per shkak se u ështe bërë e padrejta, e Allahu ka fuqi për tu ndihmuar atyre(myslimanve).

Ajeti 40. (U lejuan te luftojn) Ata, të cilet vetëm pse thanë Allahu ështe zoti yne!U dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte”. /GazetaExpress