​Biden: Kur Ramush Haradinajt i kërkova ta ruaj Manastirin e Deçanit e mbrojtur nga UNESCO, ai e mbajti fjalën - Gazeta Express

​Biden: Kur Ramush Haradinajt i kërkova ta ruaj Manastirin e Deçanit e mbrojtur nga UNESCO, ai e mbajti fjalën

07/11/2015 21:42

Biden kishte dëshmuar në Senat pasi Haradinaj kishte dhënë dorëheqje për shkak të akuzave për krime lufte. Para Senatit, Biden e kishte lëvduar Haradinajn për lidershipin si Kryeministër.

Joe Biden kishte zbuluar se ish-Kryeministrit i kishte kërkuar të kujdesej për Manastirin e Deçanit gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.

“Duke e ditur se territori përreth Deçanit është baza politike e z.Haradinaj, unë i dërgova atij një letër konfidenciale pasi u ktheva në Washington. Në letër unë shkruajta se po llogarisja personalisht tek ai që ta garantojë dhe ta mbrojë Manastirin Ortodoks Serb që sapo e kisha vizituar”.

Biden duke përshkruar Haradinajn si njeri të fortë që mund ta nxjerr edhe “demin nga lloçi”, kishte thënë se fal tij Manastiri i Deçanit kishte mbetur i paprekur.