Behxhet Shala kërkon lirimin e Fuad Ramiqit (Video) - Gazeta Express

Behxhet Shala kërkon lirimin e Fuad Ramiqit (Video)

17/10/2014 17:54

Ai thotë që Ramiqin e kishte ndjekur me një emision televiziv në Tv Klan në një deklaratë televizive i cili kishte thënë: ‘Pas arrestimeve të fundit nuk do të rrimë duarkryq’, dhe për qeverinë aktuale e kishte quajtur regjim diktatorial, por unë mendoj që këtë e ka thënë në kuadër të lirisë së shprehjes, e dikush këtë mund ta marrë si kërcënim, mirpo ne jemi dëshmitarë që çdo ditë dëgjojmë politikan, sidomos të opozitës, të cilët thonë se nuk do të rrijmë duarkryq nëse gjykata kushtetuese nuk merr një vendim ndryshe dhe nuk na lejohet që ne të votohemi, pastaj ke deklarata të polikanëve shumë kërcënuese, të cilë thërrasin në protesta, në mobilizim për rrëzimin e presidentes Jahjaga. Marrë peshën e këtyre deklaratave, del që këto deklarata janë të rrezikshme edhe me peshë, më shumë se ato që ka deklaruar Fuad Ramiqi, dhe në qoftë se prokurori nuk ka dëshmi tjetêr veç deklaratave, atëher kjo nuk është një bazë e cila i krijon një mundësi prokurorit të ngrej aktakuzë e as të ndjekë penalish z.Ramiqin.

Gjithashtu, Shala tha që asnjëri nga të arrestuarit nuk mund të dënohet për veprën penale shkuarjen në Siri, sepse Kosova ende nuk ka ligj të miratuar. Liria e shprehjes gjithashtu nuk e lejon një person që të bëj thirrje për prishje të rendit e mos durim racore e fetare, nëse një politikan thërret në dhunë e protestë për rrëzimin e pushtetit, atëher para ligjit duhet trajnuar të gjithë njësoj, e në qoftë se z.Ramiqi nuk është përfshirë në ndonjë vepër tjetër penale, atëher ajo që ka deklaruar në Klan Kosova nuk ka bazë për tu mbajtur në arrest. Fuad Ramiqi për akuzën që i është ngrit nga prokuroria nuk ka bazë për ta mbajtë atë në paraburgim. Ai tani ndodhet në burgun e Pejës dhe sa kam informacion qëndron mirë me shëndet dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë nga ana e tij. Ne i mbrojmë të drejtat e gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh fenë e kombin, detyrë e jona është të mbrojmë qytetarët tanë, përfudoi Shala.

E Arsim Krasniqi, kryetari i LISBAS, e sheh arrestimin e Fuad Ramiqit si rasti i parë nga paslufta e Kosovës, ku arrestohet një politikan përshkak të qëndrimeve të tij politike dhe shprehjes publike.Tregon se arrestimi i Fuad Ramiqit është shkelje flagrante e lirisë së shprehjes dhe fjalës së lirë.

Më poshtë mund ta dëgjoni edhe intervisten për të cilën Fuad Ramiqi akuzohet:

Fuad Ramiqi by GazetaExpressTV