Bajrami: Do Zoti që PDK-LDK nuk i kanë votat për Demarkacionin


12/07/2016

Me Bajramin është duke u diskutuar rreth aktualitetit politik, demarkacionit me Malin e Zi si dhe kthimin e partisë së saj dhe AAK-së në Kuvend.

Bajrami ka folur për iniciativën e Shpejtim Bulliqit për të mbledhur nënshkrime për të hapur debatin për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Iniciativa e z.Bulliqit është e mirëseardhur. Nuk është duke u marrë seriozisht puna e debatit në lidhje me Demarkacionin”.

“Kryetari i Kuvendit ka kërkuar 20 nënshkrime, kurse nënkryetari ka dalë dhe ka thënë se çka duhen këto nënshkrime”.

Sipas saj, Kuvendi është e interesuar që të kalojë pikën e Demarkacionit pa debat.

“E kemi Murat Mehën i cili është zhdukur diku dhe nuk po duket qe sa”.

“Ne si Nisma për Kosovën përkrahim nisëm e Shpejtim Bulliqit”.

Ajo është shprehur se funksionimi i Qeverisë ka shkuar në mënyrë të fshehur.

“Kjo nuk është një ratifikim i thjeshtë pasi do ta cungojë vendin me territor”.

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën ka deklaruar se Qeveria nuk i ka numrat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Qeveria nuk i ka votat pasi po t’i kishin kjo punë do të kryhej tash e nëntë muaj.”

“Do Zoti e të mos i kenë numrat për ta ratifikuar këtë marrëveshje.”

 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart