Avdullah Hoti: VV-ja duhet të votojë


28/02/2018

Avdullah Hoti ka sqaruar se është votuar në sallë nga 62 deputetë që të shmanget rregullorja e Kuvendit, që t’i jepet një kohë e shpejtë Komisionit për Politikë të Jashtme që të ndryshojë tekstin e Marrëveshjeve, dhe pastaj të sillet në seancë për të votuar.

“Derisa Komisioni për Politikë të Jashtme të ndryshojë tekstin e marrëveshjes së kaluar me atë që është arritur të shtunën, d.m.th. të ndryshohet neni 3, edhe Vetëvendosje të bindet që kjo marrëveshje të ratifikohet dhe qytetarët të marrin vizat”, ka thënë Hoti për media.

Seanca e Kuvendit është në pauzë, derisa të rregullohet teksti i Marrëveshjes.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart