Anëtari i UÇK'së: Nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi - Gazeta Express

Anëtari i UÇK’së: Nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi

09/05/2015 22:27

Në një lidhje telefonike për “News 24”, anëtari i UÇK thotë se nuk është dorëzuar asnjë pjesëtar nga radhët e tyre.

Sipas tij, situata në Kumanovë vijon të jetë e tensionuar, duke u shprehur se përplasjet me policinë maqedonase do të vijojnë edhe më tej, duke u bërë më të ashpra gjatë natës.

Ndërsa thekson se “nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi”, anëtari i UÇK-së thotë se ata janë vënë në mbrojtje të popullatës civile.

Duke komentuar situatën e sotme të krijuar në Kumanovë, ai thotë se nga shkëmbimet e zjarrit kanë humbur jetën 3 civilë, dhe 4 policë. Ndërsa flet edhe për mbi 20 policë të plagosur.