Ambasadori britanik i bën thirrje Qeverisë të bëjë debat publik për demarkacionin


12/07/2016

O’Connell pas takimit me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet folur ne ajër por duhet shikuar të gjitha faktet.

Në anën tjetër ministri Hoxhaj ndonëse ka folur për rëndësinë e demarkacionit me një shtet anëtar të OKB-së por nuk ka specifikuar se kur ky proces do të kalojë ne Kuvend pasi, sipas tij, kjo takon kryeministrit. Hoxhaj ka folur edhe për reduktimin e qeverisë duke theksuar se ka vullnet brenda PDK-së qe numri i ministrive të zvogëlohet dhe kjo sipas tij ka gjasa të ndodhë brenda kësaj vere, ndonëse, ka theksuar, për këtë do te vendosin Mustafa dhe Veseli.

Sa i përket njohjeve Hoxhaj ka thënë se nuk do të lërë gur pa lëvizur pasi njohjet janë jetike edhe për anëtarësimin e Kosovës ne organizatat ndërkombëtare për çka ka marrë mbështetjen e ambasadorit të Britanisë së Madhe.

O’Connell ka theksuar se pavarësisht zhvillimeve Britani e Madhe – BE, Kosova do ta vazhdojë ta ketë përkrahjen nga Londra.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart