Aleksandar Vulin: Ligji për "Trepçën" do të sjell destabilizim në Kosovë


08/10/2016

Vulin për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se miratimi i Ligjit të “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës, mund ta çojë Kosovën në destabilizim, duke shtuar se rajoni ende është në situatë të ndjeshme. Ai përmendi edhe demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi – për të cilin tha se gjendja është ende e paqëndrueshme, shkruan “B92”, transmeton Gazeta Express/

Ai vuri në dukje se situata mund të destabilizohet edhe më tej në rajon, duke shtuar se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq javë më parë e kishte paralajmëruar një skenar të tillë. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart