Abstenimi i LVV-së në Ligjin për "Trepçën" acaron punëtorin e kombinatit


08/10/2016

Për punëtorët e “Trepçës”, ky është një lajm shumë i gëzuar, pasi thonë se e shpëtoi ndërmarrjen nga falimentimi, raporton KTV.

Punëtorët presin investime nga ana e shtetit të Kosovës, pasi sipas tyre, kushtet në të cilat punojnë, janë të tmerrshme.

E abstenimi që u bë nga deputetët e “Vetëvendosjes”, e ka acaruar shumë njërin nga punëtorët e këtij kombinati.

Ndërsa për drejtorin e “Trepçës”, ky është një lajm i mirëseardhur, edhe pse, sipas tij, ky ligj nuk është më i miri i mundshëm.

Por ndryshe mendon homologu i tij, Jovan Dimkiq, i cili është drejtori i “Trepçës” në veri. Ai ka thënë se do të bëjë gjithçka që është e mundur që puna e deritashme në këtë kombinat të mos dështojë. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart