Detaje të ngjarjes tragjike në Suharekë, 17 vjeçari që u ther me thikë i afërm i Kryetarit të Komunës - Gazeta Express

Detaje të ngjarjes tragjike në Suharekë, 17 vjeçari që u ther me thikë i afërm i Kryetarit të Komunës

10/04/2018 17:40

Gazeta Express mëson se B.Muharremaj është i afërm me kryatarin e Suharekës, Bali Muharremin. Po ashtu viktima ishte djali i vetëm në familje.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar dy të miturit nga fshati Gjinoc, njëri nga ta ndërroi jetë – B. Muharremaj. 

Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e Muharremit në spitalin Rajonal të Prizrenit. I plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Emergjencë, raporton Gazeta Express.

Edhe sulmuesit ishin të mitur dhe të tre janë arrestuar nga Policia. Bëhet e ditur se ata njihen si problematik.

Mësohet se kjo ngjarje tragjike ka ardhur për shkak të mosmarrveshjeve të mëhershme që kanë pasur viktimat me të dyshuarit.

“Mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.