Ky është reagimi i VV-së pasi nuk doli fituese pa balotazh në asnjë Exit Poll - Gazeta Express
string(77) "ky-eshte-reagimi-i-vv-se-pasi-nuk-doli-fituese-pa-balotazh-ne-asnje-exit-poll"

Ky është reagimi i VV-së pasi nuk doli fituese pa balotazh në asnjë Exit Poll

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 19:41

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi nuik doli fituese pa balotazh në asnjë Exit Poll, shkruan Gazeta Express.

Në reagimin e VV-së thuhet se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit dhe se rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që e administrojnë procesin zgjedhor.

Lexo Edhe:

“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet. Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, thuhet në reagim.

Sipas tyre aktualisht Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, janë ndër komunat që kjo parti do të shkojë në balotazh.