Hoti vetë i 10-i e pret Grenellin në Prishtinë - kush janë anëtarët - Gazeta Express
string(59) "ky-eshte-ekipi-10-anetaresh-i-hotit-qe-e-pret-sot-grenellin"

Hoti vetë i 10-i e pret Grenellin në Prishtinë – kush janë anëtarët

Gazeta Express

21/09/2020 18:14

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij e presin sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin. Në ekipin e Hotit, përvec të zakonshmëve, është edhe zëvendëskryeministri serb, Goran Rakiq.

Gazeta Express mëson se në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Lexo Edhe:

Ndryshe, Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presentit Donald Trump, Serbia dhe Kosova nënshkruan dy marrëveshje.

Grenell arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler. /Express/