Kuvendi të premten shqyrton projektligjin për Covid-19 dhe atë për rimëkëmbjen ekonomike - Gazeta Express
string(88) "kuvendi-te-premten-shqyrton-projektligjin-per-covid-19-dhe-ate-per-rimekembjen-ekonomike"

Kuvendi të premten shqyrton projektligjin për Covid-19 dhe atë për rimëkëmbjen ekonomike

Gazeta Express

13/08/2020 23:20

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Po ashtu në këtë seancë që pritet të fillojë në ora 11:00, deputetët pritet të formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Lexo Edhe:

Ky është rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
  4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19