Një numër i fytyrave të famshme u mblodhën me solidaritet në protesta të ngjashme dhe marshime që zhvillohen nëpër Sh.B.A., duke përfshirë këngëtaren Dua Lipa dhe të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid, si dhe muzikantin Liam Payne dhe aktoren Billie Piper.
Dua, 24 vjeçare, e cila mbante një maskë fytyre për të mbrojtur veten në mes të pandemisë coronavirus, ngriti një banderolë me duart e saj ku shkruhej: “Kush po e heton policinë?”.
Ajo dhe i dashuri Anwar, 20 vjeç, iu bashkuan turmës prej 15,000 njerëzve, teksa me ta ishte edhe i ati i këngëtares, frontmeni i rock-grupit kosovar “ODA”, Dukagjin Lipa.