Kush e vrau Pashk Ujkën? Hetohet pista e konflikteve të djalit dhe tjetërsimi i pronave - Gazeta Express
string(86) "kush-e-vrau-pashk-ujken-hetohet-pista-e-konflikteve-te-djalit-dhe-tjetersimi-i-pronave"

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 17:57

Kush e vrau Pashk Ujkën? Hetohet pista e konflikteve të djalit dhe tjetërsimi i pronave

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 17:57

Dy janë pistat ku po hetohet aktualisht në lidhje me vrasjen e ish-kryebashkiakut të Velipojës Pashk Ujka. OraNeë shkruan se grupi i hetimit beson se Ujka është ekzekutuar për shkak të detyrës që ai ka mbajtur si kryetar i Komunës së Velipojës, zonë kjo që shpesh herë ka pasur mjaft probleme me pronat dhe ndërtimin e pallateve.

Ujka dispononte një pallat në zonën e Velipojës, ku pjesërisht e ka shitur dhe pjesërisht e menaxhonte vetë. Por, nga ana tjetër nuk përjashtohen dhe konfliktet në të cilat mund të jetë përfshirë djali i Ujkës.

Lexo Edhe:

Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qënë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.  Kjo pasi nga zyrtarët të komunës së Velipojës, janë ndarë dhjetëra Akte të Marjes së Tokës në Pronësi (AMTP), dokumenta këto të falsifikuara por që shërbenin për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Velipojës.

Vetë familjarët kanë mohuar që Ujka të ketë pasur konflikte. Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai doli rreth orës 18:15 të shëtiste me gruan e tij, por sa kaloi pragun e derës u qëllua me një armë me silenciator në kurriz dhe ra në tokë. Ai u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte.