Kurti shkon në Vjenë, në Samit merr pjesë edhe Bërnabiq - Gazeta Express
string(54) "kurti-shkon-ne-vjene-ne-samit-merr-pjese-edhe-bernabiq"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 11:07

Kurti shkon në Vjenë, në Samit merr pjesë edhe Bërnabiq

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 11:07

Kancelari austriak Sebastian Kurz, do të organizojë sot Samitin për Ballkanin Perëndimor ku do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të BP. Pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në Samitin që do të mbahet sot në kryeqytetin austriak e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Në Vjenë të Austrisë është organizuar Samiti për Ballkanin Perëndimor ku do të diskutohet mbi rrugën drejt integrimit të gjashtë shteteve në Bashkimin Evropian.

Lexo Edhe:

Në këtë Samit do të marr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryetari i Keshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Në anën tjetër, Kurz ka njoftuar edhe përmes Twitterit për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot.

Ai ka shkruar se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.

“BE-ja s’është e kompletuar derisa i gjithë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për reformat e kërkuara për këtë gjë dhe në luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.

Në samit do të marr pjesë edhe Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Express/