Kurti reagon pas dy rasteve të vdekjeve nga COVID-19: Jemi në mes të betejës, me disiplinë fitojmë - Gazeta Express
string(96) "kurti-reagon-pas-dy-rasteve-te-vdekjeve-nga-covid-19-jemi-ne-mes-te-betejes-me-disipline-fitojme"

Gazeta Express

06/04/2020 13:17

Kurti reagon pas dy rasteve të vdekjeve nga COVID-19: Jemi në mes të betejës, me disiplinë fitojmë

Gazeta Express

06/04/2020 13:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se vendi ynë është në mes të betejës me koronavirusin, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, raporton Gazeta Express.

“Në orën 3:00, virusi Corona i shkaktoi vdekjen S.N., burrë, nga Prishtina, kurse, në orën 7:10, N.R., grua, nga Prizreni, gjithashtu, ndërroi jetë.

Lexo Edhe:

Mëngjesi i sotëm na doli më i hidhuri që nga 13 marsi dhe 22 marsi, ditët kur u shënua rasti i parë i infektimit dhe rasti i parë fatal si pasojë e COVID-19. Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se vetëm duke qëndruar të pastër, në distancë dhe në shtëpi, mund të fitojmë.

“Më lehtë e më thjesht nuk ka qenë asnjëherë. Me pak disiplinë do t’ia dalim. I kemi 23 të shëruar e 145 raste të konfirmuara. E, nga profesionistët mësojmë se është pritur që numri i të prekurve me virusin të jetë shumë më i madh. Mirëpo, kjo nuk duhet të na relaksojë. Përkundrazi. Po hyjmë në javët kritike të virusit dhe ta bëjmë këtë për veten tonë, për më të dashurit tanë e, mbi të gjitha, për heronjtë në vijën e parë të frontit. Duhet ta vonojmë në kohë dhe ta ulim në përmasë sa më shumë ngritjen e lakores së shpërndarjes së COVID-19”, ka shkruar ai. /Express/