Kurti në 2014: Me Lëvizjen Vetëvendosje do të lirohet buka, qumështi e vaji - Gazeta Express
string(73) "kurti-ne-2014-me-levizjen-vetevendosje-do-te-lirohet-buka-qumeshti-e-vaji"

Kurti në 2014: Me Lëvizjen Vetëvendosje do të lirohet buka, qumështi e vaji

Lajme

Gazeta Express

25/10/2021 17:37

Albin Kurti vite më parë, tekstualisht, thoshte se me Lëvizjen e tij në pushtet, do të uleshin çmimet e produkteteve elemetare. Ai tash udhëheq vendin, e ironikisht, Kosova po përballet me rritje flagrante të cmimeve të produkteve elemtare për jetesë.

“Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”.

Lexo Edhe:

Këto janë premtimet e dhëna nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014, kur thoshte se më Lëvizjen Vetëvendosje në krye të qeverisë do të ketë ulje të çmimeve për produktet ushqimore.

Por, derisa Kurti është në krye të qeverisë, çmimet për produktet ushqimore nuk janë ulur por kanë shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Qytetarët po paguajnë 50 cent për një bukë, rreth 73 cent  për një kilogram sheqer, rreth 1 euro një litër qumësht e mbi 1 euro e 50 cent një litër vaj.

“TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent, vaji nga 1 euro e 23 cent bëhet 1 euro e 6 cent sepse ne duam që nevojave elementare tua heqim TVSH’ne dhe t’i lirojmë ndërkaq luksi që i korrespondon regjistrit të dëshirave ai të shtrenjtohet”, kishte thënë Kurti gjatë një interviste televizive.

Kujtojmë që nga sot është rritur edhe çmimi i bukës.

Qytetarët e Pejës do të paguajnë 50 cent për një bukë nga 40 cent sa kanë paguar deri tani.

Për këto rritje të çmimeve është fajësuar Qeveria e Kosovës.

Njohës të ekonomisë kanë thënë për Express se qeveria nuk ka ndihmuar bizneset dhe se një krizë më e thellë do ta pret vendin muajve të ardhshëm.

Ndërsa, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e publikuar për këtë vit kanë treguar se çmimet për shumë produkte janë ngritur këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (28.2%); perime (19.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); pijet alkoolike (3.8%); duhan (2.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (2.3%); gaz (10.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (4.6%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.6%); pajisje shtëpiake (4.0%); veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2.9%); blerje e automjeteve (1.5%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2.2%); karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.7%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.0%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (2.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (8.9%); shërbime hoteliere (2.3%); kujdes personal (1.2%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.9 për qind në IHÇK-it”, është bërë e ditur nga ASK.