Kurti mbron Rakiqin: Nuk mund të ankohem për bashkëpunimin me të, ai është përpjekur që situata të mos eskalojë - Gazeta Express
string(109) "kurti-mbron-rakiqin-nuk-mund-te-ankohem-per-bashkepunimin-me-te-ai-eshte-perpjekur-qe-situata-te-mos-eskaloje"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 13:02

Kurti mbron Rakiqin: Nuk mund të ankohem për bashkëpunimin me të, ai është përpjekur që situata të mos eskalojë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 13:02

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se nuk mendon që duhet të marr masa ndaj ministrit të tij, Goran Rakiq i cili është parë në protestat e serbëve në veri të Kosovës të cilët po e mbajnë rrugën e bllokuar tash e tre ditë, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se me aq sa i ka treguar Rakiq, ai nuk është bashkuar në protesta për të eskaluar situatën por është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme.

Lexo Edhe:

“Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq. Me të kemi dallime, nganjëherë më të vogla, nganjëherë më të mëdha. Por, unë nuk mund të ankohem në komunikimin me të dhe unë nuk e kam përshtypjen që ministri Rakiq ka shkuar në protestë për të eskaluar situatën. Me atë që më ka treguar ai, besoj që është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj që duhet të marr masa ndaj tij”, u shpreh Kurti.

Kosova ka hyrë në ditën e tretë që kur janë bllokuar dy rrugë nacionale në veri të vendit nga serbë lokalë të cilët po protestojnë kundër masave të reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.

Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë.

Protestuesit po përkrahen nga liderët lokalë në komunat në veri të Kosovës si dhe nga Beogradi.