Kurti mbledh sot ministrat, pritet zyrtarizimi i manualit për organizimin e dasmave - Gazeta Express
string(82) "kurti-mbledh-sot-ministrat-pritet-zyrtarizimi-i-manualit-per-organizimin-e-dasmave"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 10:09

Kurti mbledh sot ministrat, pritet zyrtarizimi i manualit për organizimin e dasmave

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 10:09

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të mbajë mbledhje sot në orën 13:00, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Lexo Edhe:

Në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet manuali për organizimin e dasmave në kohë pandemie.

Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi ka deklaruar se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës.

” Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm sa për fillim”, është shprehur Muqiqi mbrëmë .

” Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar manuale si në Maqedoni i cili është qesharak i cili lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë dhe mysafirët vetëm të apllauzojnë”./Gazeta Express