Kurti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askujt s'po i mohohet e drejta për votim - Gazeta Express
string(85) "kurti-kosova-eshte-shtet-i-pavarur-dhe-sovran-askujt-spo-i-mohohet-e-drejta-per-votim"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 14:38

Kurti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askujt s’po i mohohet e drejta për votim

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 14:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pari që ka folur në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e mbajtjes së  referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se votimi mund të bëhet vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe në asnjë formë tjetër .

Lexo Edhe:

Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe nuk i mohon askujt të drejtën e votës.

“Po e filloj këtë fjalë duke përmendur disa nocioni që të gjithë këtu i dimë, dhe për të cilat edhe krenohemi shpesh: sovraniteti, barazia, demokracia, pavarësia. Të gjitha këto nocione integruara në Kushtetutë marrin kuptim të plotë dhe kanë vlerë. Kushtetuta jonë shprehimisht përcakton që qytetarët janë të barabartë para ligjit. Përcaktohet saktë edhe përkufizimi i shtetit tonë si i pavarur, sovran dhe demokratik. Shtet që është multietnik dhe që qeveriset në mënyrë demokratike. Shtet që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Liritë dhe të drejtat themelore vlejnë për të gjithë qytetarët, vlejnë edhe për votimin.

“Ushtrimi i kësaj të drejte të votimit duhet të bëhet nën ombrellën e normave juridike tona. Duke respektuar normat për votimin jashtë vendit dhe ligjin zgjedhor. Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi për referendum mund të bëhet në zyrën ndërlidhëse në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Serbët e Kosovës në këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e konsideron Kosovën brenda vendit”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti, raporton Express.

“Megjithatë një gabim i tillë, nuk e arsyeton vazhdimin e një gabimi të tillë. Kosova është shtet sovran. Organizimi i votimit jashtë zyrës ndërlidhëse është jashtë ligjeve. Votimi në këtë referendum mund të bëhet në këtë zyrë apo përmes postës.

Për ta bërë të qartë që një qëndrim i tillë është i të gjithëve edhe Kuvendit dhe qytetarë, do ta lexojë tekstin e një Rezolute pas pak”, ka thënë Kurti.