Kurti ka disa fjalë pas miratimit të rezolutës kundër referendumit serb - Gazeta Express
string(71) "kurti-ka-disa-fjale-pas-miratimit-te-rezolutes-kunder-referendumit-serb"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 18:03

Kurti ka disa fjalë pas miratimit të rezolutës kundër referendumit serb

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 18:03

Kryeministri Albin Kurti, ka falenderuar deputetët që votuan për miratimin e rezolutës së përbashkët kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është qëndrim parimor dhe se nuk i shkelin parimet e tyre, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët. Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona”, ka shkruar ai.

Kurti ka thënë se praktikat e dëmshme do të ndryshohen.

“Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka thënë Kurti.

Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik.