Kurti e lë të hapur mundësinë edhe për një mbledhje të Qeverisë sot - Gazeta Express
string(67) "kurti-e-le-te-hapur-mundesine-edhe-per-nje-mbledhje-te-qeverise-sot"

Kurti e lë të hapur mundësinë edhe për një mbledhje të Qeverisë sot

Gazeta Express

28/02/2020 12:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, i ka kërkuar ministrave dhe dy zëvendëskryeministrave që nesër të jenë të pranishëm në mbledhjen gjithëditore që do të mbahet. Ai e ka lënë të hapur mundësinë që sot të mbahet edhe një mbledhje tjetër e Qeverisë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se mbledhja e nesërme do të jetë gjithëditore, për të bërë versionin përfundimtar të planit qeverisës. Ai ka kërkuar nga ministrat që ditën e nesërme ta lënë të lirë.

Lexo Edhe:

Në fund, Kurti e la mundësinë për mbajtjen e një mbledhjeje tjetër të Qeverisë gjatë ditës.

“Unë kisha theksuar mbledhjen e nesërme që kemi është mbledhje gjithëditore, që draft-programin qeverisës të përgatitur nga zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar, me një plan të punës dhe të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë, të votuar me 3 shkurt në kuvend. Është mirë që të gjithë ministrat, dy zëvendëskryeministrat ta lejnë gjithë ditën e nesërme të lirë, për nesër. Mirupafshim nesër, nëse nuk na bie edhe sot pasdite të shihemi”, ka deklaruar ai. /Express/