Kryetarja e Kuvendit injoron kryeministrin Hoti, nuk ia jep fjalën - Gazeta Express
string(65) "kryetarja-e-kuvendit-injoron-kryeministrin-hoti-nuk-ia-jep-fjalen"

Kryetarja e Kuvendit injoron kryeministrin Hoti, nuk ia jep fjalën

Gazeta Express

04/06/2020 12:15

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, për ta marrë fjalën në Kuvend pas Bedri Hamzës së PDK-së.

Pavarësisht faktit se Hoti ka ngritur dorën, fjala nuk i është dhënë.

Lexo Edhe:

Osmani më pas ka proceduar duke ia dhënë fjalën fillimisht deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, por më pas ka ftuar deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiun, për shkak të një ngatërrese në renditje.

Nuk dihet nëse Osmani e ka parë se Hoti ka kërkuar fjalën duke e ngritur dorën që të flasë para deputetëve, mirëpo ky i fundit nuk doli në foltore.

Video më poshtë: