Krasniqi: Kurti po frikësohet, prandaj po dëshiron ta gjuajë përgjegjësinë tek Kuvendi - Gazeta Express
string(84) "krasniqi-kurti-po-frikesohet-prandaj-po-deshiron-ta-gjuaje-pergjegjesine-tek-kuvendi"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 13:55

Krasniqi: Kurti po frikësohet, prandaj po dëshiron ta gjuajë përgjegjësinë tek Kuvendi

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 13:55

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Kurti po frikësohet andaj po dëshiron që ta zhvendosë përgjegjësinë nga qeveria tek Kuvendi lidhur me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë raporton Gazeta Express.

Kreu i PDK-së ka shkruar se nëse qëllimi i Kurtit është për ta gjuajtur përgjegjësinë nga qeveria te Kuvendi atëherë ai po frikësohet.

Lexo Edhe:

“Andaj, çfarë arsye ka që të mbledhet Kuvendi për të diskutuar më shumë për këtë temë? Për t’ia rishprehur këto qëndrime njëri-tjetrit? Apo për të gjuajtur përgjegjësinë nga Qeveria te Kuvendi.Nëse ky është qëllimi, atëherë Kryeministri po frikësohet. Sepse, kompetenca dhe autoriteti është i Qeverisë për të vendosur moslejimin e referendumit dhe për ta zbatuar atë vendim. Pse pra kërkon Kryeministri seancë, nëse ligjërisht kjo është e panevojshme? Referendumi i Serbisë në Kosovë do të ishte antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk duhet lejuar. Por, Kushtetutën e ruajnë instrumentet e pushtetit ekzekutiv e jo Rezolutat e Kuvendit, që nuk janë obligative as për Qeverinë”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka shkruar se PDK dhe partitë tjera opozitare kanë shprehur qëndrimet që janë në linjë me qeverinë sa i përket kësaj çështje andaj s’ka arsye që Kuvendit të mblidhet për këtë temë.

“Kryeministri Kurti nuk ka pse të fshihet prapa seancës së Kuvendit! Qëndrimi i Qeverisë për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë është i drejtë. Partia Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera opozitare i kanë shprehur qëndrimet e tyre që janë në linjë me qëndrimin e Qeverisë.”, ka shkruar Krasniqi.