Kosnett pas takimit me Hotin: U pajtuam që duhen veprime të shpejta në raportet me Serbinë - Gazeta Express
string(89) "kosnett-pas-takimit-me-hotin-u-pajtuam-qe-duhen-veprime-te-shpejta-ne-raportet-me-serbine"

Kosnett pas takimit me Hotin: U pajtuam që duhen veprime të shpejta në raportet me Serbinë

Gazeta Express

05/06/2020 18:11

Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, sot është takuar me kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin.

Përmes një reagimi në twitter, Kosnett ka thënë se janë pajtuar bashkë me kreun e ekzekutivit kosovar që duhen marrë veprime të shpejta lidhur me raportet me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Në takimin tim të parë më kryeministrin Hoti sot, u pajtuam për rëndësinë e veprimeve të shpejta sa i përket raporteve me Serbinë, vazhdimin e luftë kundër korrupsionit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë CODVID-19”, ka thënë Kosnett, raporton Express.

Për takimin ka njoftuar edhe zyra për media e kryeministrisë.

Sipas njoftimit thuihet se gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me SHBA-të edhe në të ardhmen.

Po ashtu, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e menjëhershme të qeverisë së re, siç janë: lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Krahas këtyre, ai theksoi edhe prioritetet e tjera, si forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë dhe marrja e përgjegjësive për dialogun.

Ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.