Konfirmohet: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në Hagë - Gazeta Express
string(59) "konfirmohet-hysni-gucati-u-arrestua-dhe-po-dergohet-ne-hage"

Gazeta Express

25/09/2020 13:02

Konfirmohet: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në Hagë

Gazeta Express

25/09/2020 13:02

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.

Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë.

Lexo Edhe:

“Tani u arrestu nga policia e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se bastisjet në zyrat e OVL-UÇK-së po vazhdojnë.

Nuk dihet arsyeja e arrestimit nga EULEX-it, policia e të cilit angazhohet për t’i kryer operacionet e Tribunalit Special. /Express//