Kë po e kërkon EULEX-i te zyrat e Veteranëve, Klinaku flet për Express - Gazeta Express
string(69) "ke-po-e-kerkon-eulex-i-te-zyrat-e-veteraneve-klinaku-flet-per-express"

Gazeta Express

25/09/2020 11:53

Kë po e kërkon EULEX-i te zyrat e Veteranëve, Klinaku flet për Express

Gazeta Express

25/09/2020 11:53

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka thënë Gazetës Express se policia e EULEX-it ka bllokuar disa anëtarë të organizatës në katin e tretë dhe nuk e di se janë duke u bërë arrestime.

“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë, përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lart, i kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku.

Lexo Edhe:

Klinaku tha se u ka thënë policëve se edhe Jugosllavia ka vepruar kështu por është dashur t’i kundërpërgjigjen.

“Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu, por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, ka thënë Klinaku.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.

Gazeta Express sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave.