Katër kosovarë rrahen me stupca për parking, një përfundon në spital - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:26

Katër kosovarë rrahen me stupca për parking, një përfundon në spital

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:26

Një rrahje ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku ishin përfshirë katër persona, të cilët përfunduan në pranga.

Por, në momentin e rrahjes, një nga ta kishte përfunduar në Spitalin e Mitrovicës pas goditjes që kishte marrë.

Lexo Edhe:

Reporteri.net ka siguruar momentin e rrahjes, ku shihen që të katër të përfshirët, një nga ta edhe me shkop, i cili dyshohet se u përdor.

Edhe Policia e kanë konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se përsonat e përfshirë i takojnë moshave 23, 25, 20 dhe 18 vjeçarë.

“Policia ka identifikuar katër personat e dyshuar J.H., 18 vjeçar, V.B., 23 vjeçar, B.A., 25 vjeçar dhe F.A.,20 vjeçar, te cilat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftim./Reporteri