Katedrala me hyrje të re! - Gazeta Express
string(25) "katedrala-me-hyrje-te-re2"

Katedrala me hyrje të re!

OP/ED

Gazeta Express

16/01/2021 15:19

Prej dje, Katedrala e Prishtinës ka një hyrje të re. Duhet kaluar nëpër Ibrahim Rugovën për të hyrë në Katedrale. Pranë tij deshën ta vendosnin edhe Anton Çettën, por reagimi i familjes dhe i qytetarëve të shumtë, bëri që Ipeshkevia të hiqte dorë në minutën e fundit nga ky pretendim. Antonin e shpëtuam, por jo edhe Rugovën.

Shkruan: Pal Shtufi

Lexo Edhe:

Politizimi i religjionit deri në këtë shkallë, nuk i bë mirë as vet religjionit, pale qytetarëve. Me të drejtë e quajmë humane vepren e Antonit, por në thelb ajo ishte politike dhe thellësisht mobilizuese… Prandaj Ipeshkëvia nuk duhej dhënë shenja shqiptarëve sikur Antoni ishte i huaji i tyre, sepse nuk ishte. Sepse, jo çdo politikan dhe jo çdo huamnist është detyrimisht besimtar. Le që Anton Çetta ishte ateist, por edhe sikur të ishte besimtar, statuja e tij nuk do duhej të ishte e vendosur para Katedrales, siç është sot e vendosur ajo e politikanit dhe liderit shekullar, Ibrahim Rugova.

MYSLIMANËT DHE KATEDRALA

Myslimanët tanë i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrin Anton. Këtë e kanë bërë për nderë të Anton Çettës si dhe të zhdukjes së largësisë religjioze me te. Thjeshtë, kanë dashur ta injorojnë çdo distancë me Pajtorin. Këtë mrekulli shpirtërore nuk e ka askush tjetër, pos shqiptarët myslimanë. Vetëm shqiptarët myslimanë inciojnë, lejojnë dhe suportojnë ndërtimin e Katedrales në një qytet me 99% myslimanë e ateistë, askush tjetër.

Katedrala Prishtinës nuk ka rrethoja. Dera e saj është e hapur në çdo kohë. Nuk ka as roje, sepse atë e ruan ndërgjegja e 99% të myslimanëve dhe ateistëve. Por, shumica absolute e njerëzve tanë, atë Katedrale duan ta shohin vetëm si objekt religjioz dhe institucion kulturor. Jo më shumë. Jo më përtej…!

Për fat të keq, prej 15 janarit 2021, nuk ështe më kështu. Në hyrje të Katedrales është busti i politikanit dhe liderit më të madh shekullar në shekullin 20. Prej ditës së djeshme, mbi gjysma e kombit, të cilët nuk janë rugovistë, duhet të kalojnë (sikur për të marrë leje) përballë bustit të Rugovës për të hyrë në Katedrale!

LARGOJENI ATË BUST KOTI

Nëse është mungesë sensi politik dhe kulturor ky veprim i gabuar, atëherë është vetëm gjysma e të keqës. Por, siç i shoh disa zhvillime, druaj që Ipeshkëvia, në krye me ipeshkvin Dodë Gjergji, tashmë ka rrëshqitur në politikë. Dy porosi, religjioze dhe politike, të cilat përcillen përmes bustit të Rugovës janë bukur bizare dhe tinzare… Prandaj çështja e vendosjes së këtij busti në hyrje të Katedrales nuk është çështje vetëm e Kishës, por ekskluzivisht e publikut. Sepse, për ta nderuar një personalitet politik, Katedrala i ka 100 mënyra tjera. As Rugova nuk do ta lejonte një shëmtim të tillë, i cili vjen përmes “falenderimit.” Nuk keni nevojë ta falenderoni në këtë mënyrë Rugovën. Ai ka bë punën e tij dhe puna e nderon atë. Ju të kishës e keni të mjaftueshme nëse e kuptoni punën dhe qëllimin rugovian, i cili është vetëm kombëtar.

Një gjë ju siguroj. Një ditë do të hiqet busti i Rugovës nga ai vend i gabuar, sepse unë besoj në arsyen dhe fuqinë njerëzore!