Kandidati për president të Barcelonës: “Messi nuk preket, e duam gjithë jetën në Barça” - Gazeta Express
string(83) "kandidati-per-president-te-barcelones-messi-nuk-preket-e-duam-gjithe-jeten-ne-barca"

Kandidati për president të Barcelonës: “Messi nuk preket, e duam gjithë jetën në Barça”

Gazeta Express

04/07/2020 9:52

Victor Font, kandidat në zgjedhjet e Barcelonës, në një intervistë për TuttoMercatoWeb, ka folur qartë për të ardhmen e Leo Messi.

Ai jo vetëm që do të punojë që Messi t’i varë atletet me fanellën e Barcelonës, por të ketë një rrol në klub edhe pas pensionimit nga futbolli.

Lexo Edhe:

Messi jashtë Barcelonës? “Messi nuk bën të preket”.

Messi në projektin tuaj: “Është e qartë se në projektin që kam në mendje për Barcelonën gjithashtu kam besim që Leo do të luajë vetëm me fanellën tonë në karrierën e tij të gjatë dhe të rëndësishme”.

Strategjia: “Messi është lojtar për një klub dhe legjendat nuk zhduken, sepse ato janë pjesë e historisë së një klubi përgjithmonë. Prandaj, e konsideroj thelbësore që Messi jo vetëm që të mbyllë aventurën e tij këtu si futbollist, por që ai do të vazhdojë të jetë protagonist brenda Barçës edhe pasi t’i ketë varur atletet”

Në barazimin me Atletico Madridin, Messi arriti shifrën ne 700 golave në karrierë, diçka që e ka edhe vetëm Ronaldo. /Gazeta Express/